Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mostrajtimi institucional: Pse u kthyen fëmijët tek familja dhunuese? (VIDEO)

NULL NULL
18.03.2026 20:21

Njëherë iu morën fëmijët nga dora, por më pas ja kthyen prapë.

Megjithatë edhe pas kësaj që ndodhi vite më parë, shtëpia në Janjevë të Lipjanit nuk u bë dot strehë e sigurtë për 7 fëmijët, që për disa muaj qëndruan në kujdes të shtetit.

Familjarët, të cilët thonë se e ëma tyre ka telashe me shëndetin mendor, u habitën që institucionet nuk i mbajtën më gjatë nën përkujdesje të vegjlit.

Për kthimin e tyre tek prindërit në Qendrën për punë sociale në Lipjan thirren në një vendim të gjykatës.

Mbikqyrjet në këtë familje qenë të shpeshta në fillim, sipas Makfirete Shamolli, Drejtoreshë e QPS-së në Lipjan, por e njëjta i shmanget përgjegjesisë kur flet për ato të muajve të fundit.

Qendra për punë sociale në Lipjan u aktivizua tek këtë javë, kur më i vogli 5-vjeçar humbi  gishtërinjtë e këmbës, pasi dyshohet se u keqtrajtua.

lajme të ngjashme