Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moskonstituimi i Kuvendit, Arifi: Të angazhohen institucionet e sigurisë, po kryhen vepra penale

NULL NULL
09.10.2025 08:52
Deputetët e Kuvendit, seanca e 30 gushtit, 2025. Foto: Kuvendi i Kosovës

Analisti politik, Avni Arifi ka komentuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit.

Arifi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se Kushtetuesja e bëri të qartë se me këtë punë, duhet merren institucionet e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, partia e parë ka qëllim të sabotojë shtetin, dhe kjo, thotë Arifi, është vepër penale.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë atë që është prit me u thënë. Domethënë çka është më ndryshe, janë despozitivat prej 61 deri 65, janë bukur të ashpra prej Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera se janë shtjerrë, veç sa s’ka thënë ‘më mos më dërgoni’. Ka kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë, që të marrin përgjegjësit e veta, mosimplementimi i ligjeve është vepër penale”, thotë ai.

Sipas Arifit, Kushtetuesja la të nënkuptonte se nuk kanë se si mos ta votojnë nënkryetarin nga komuniteti serb.

“Njërin prej tyre s’keni qare pa e votu, ose Kuvendi mbetet i pakonstituuar”, u shpreh Arifi.

lajme të ngjashme