Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mosbashkëpunimi për Epopenë e UÇK-së, Çeku: E thirrëm Skenderajn, s’u përgjigj (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 07.03.2024 21:12
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit duartrokitën për veteranët e arsimit që të enjten po shënohej dita e tyre.

7 marsit iu kthyen përsëri të zgjedhurit e popullit, posa komisionerja e FSK-së dha betimin. Betimin veçse atë të mësuesit e përmendi dikush në deklarimet jashtë rendit të ditës.

Qasjen e partisë në pushtet ndaj arsimit, e kritikoi PDK-ja, pas urimit. E AAK-ja i “paralajmëroi” mësimdhënësit se ekzekutivi po ua punon prapa shpine, njofton Klan Kosova.

Pas uratave të mësuesve, LDK-ja hall e ka mungesën e barnave esenciale. Opozita kritikat i vazhdoi edhe për organizatorët e Epopesë së UÇK-së.

Kur erdhi radha e 72 pyetjeve parlamentare, PDK-ja s`qe e kënaqur me përgjigjet.

Më pas erdhi rendi i votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat edhe me AAK-në, nuk u arritën 80 votat e nevojshme.

Ato u bartën për një tjetër seancë, e të zgjedhurit e popullit vazhduan me pika të tjera.

lajme të ngjashme