“Endërr e Prerë!”, poezia e Dritëro Agollit që po thyen rrjetet sociale NULL NULL 03.02.2017 16:51 03.02.2017 16:51 Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij. Kjo është një ndër poezitë më të mira të tij, e cila po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale menjëherë pas mësimit të lajmit se Dritëro Agolli ndërroi jetë. “Ëndërr e Prerë” Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari, Ka rënë në ullishtë mizë e ullirit. Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali Dhe ende s’ka dalë nga plisi kërcelli i misrit Ne ëndërronim të bënim një anije, Kurkush s’e mendonte më ç’dru do ta ngrinim, Kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie Dhe vela ti vinim. Bodrumet e saj t’i mbushnim me poçe me verë Dhe të lundronim në ishujt e Havajës; Ta pinim verën me vajzat e ishujve në Belvedere, Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës. Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë; Kërkojmë patkonj e s’na jep njeri hua, S’e gjejmë as nallbanin e marrë. Ne ëndërronim të shkonim në hipodrome, në vende të lumtura ku munden me kuaj, Tani dhe kali çalon e s’na ha as barin e njomë; me sy si gota na sheh si të huaj… Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha, Të gjitha ato që ti u thoshje “sorkadheve”, Kur grisnin fustanet në driza. Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh! Ne ëndërronim një vdekje më të mirë: Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës.