Mos rrini pa konsumuar lëngje, veçanërisht gjatë verës NULL NULL 30.07.2018 17:31 30.07.2018 17:31 Lëngjet kanë një rëndësi të veçantë në shendetin e trupit të secilit nga ne. Me rëndësi është që gjatë temperaturave të larta të konsumojmë sa më shumë lëngje si një mënyrë e mirë për mbrojtjen e organizmit. Në temperaturë të lartë, qëllimi i trupit njerëzor është të ruajë temperaturën e brendshme prej 37°. Por, kur temperature e ambientit rritet, trupi nxehet dhe zemra nis të pompojë më shumë gjak duke zgjeruar përkohësisht enët e gjakut. Trupi duhet të largojë nxehtësinë nëpërmjet lëkurës me anë të djersitjes, pas së cilës trupi freskohet. Për një proces optimal djersitjeje, trupi duhet të konsumojë shumë ujë: mesatarisht 4 litra në ditë, në të kundërt do mungojë procesi i plotë i djersitjes duke shkaktuar në rastin më të lehtë fryrje të gjymtyrëve, vështirësi në lëvizje, këputje dhe dobësi trupore, dhimbje koke dhe shumë shqetësime të tjera trupore.