Mos i hudhni gomat e vjetra, ripërdorni ato NULL NULL 21.05.2018 13:00 21.05.2018 13:00 Ka shumë gjasë që në garazhin ose bodrumin tuaj, keni rrota të veturës ose biçikletës që janë vjetruar dhe nuk i përdorni më. Pavarësisht se ato zënë shumë hapësirë, janë mbushur me pluhur dhe janë shumë të rënda, mos u ngutni që t’i hidhni. Nëse nuk e keni ditur, me pak kreativitet, edhe rrotat e vjetra mund t’i shndërroni në objekte shumë të bukura dhe praktike, transmeton Klan Kosova. Më poshtë janë disa ide që ju ndihmojnë që t’i ripërdorni gomat e vjetra duke i kthyer ato në diçka shumë unike. Një gomë e madhe mund të shndërrohet në shtrat ideal për qentë tuaj Me goma mund të krijoni edhe ulëse të rehatshme Pos ulësve, me goma të vjetra mund të krijoni edhe tavolinë Gjithashtu, ju mund të krijoni edhe mobilje për oborrin tuaj Nëse gomën e mbuloni me litar, shumë lehtë mund të krijoni një tavolinë apo ulëse si kjo poshtë Duke i ripërdorur gomat e vjetruara, ju mund të krijoni edhe lojëra për fëmijë Rrota e biçikletës mund t’iu shërbejë si kornizë për pasqyrë Apo edhe si kurorë dekorative Nëse gjithmonë keni dashur vazo unike për lulet tuaja, tani mund t’i krijoni E nëse keni në duar gomën e vjetër të një traktori, pse mos ta vendosni në përdorim për kopshtin tuaj?