Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mos harroni t’i merrni me vete në plazh këto gjëra

NULL NULL
03.06.2018 21:32

Ka disa gjëra që nuk duhet kurrsesi t’i harroni kur shkoni në plazh pasi janë vërtet të domosdoshme.

1 Canta e plazhit: I keni parasysh ato çantat e bukura plot ngjyra, të mëdha? Nxitoni ta blini, në kashtë ose plastike. Të thjeshtë, praktike dhe mbi të gjitha shumë të gjerë; Ajo është ideale për të mbajtur gjithcka ju nevojitet.

2. Peshqiri: Ai është gjëja e parë që duhet future në cantë, thelbësor për qëndruar nën diell dhe tharë pas një dushi freskues. Më mirë në qoftë se është me microfiber, për shkak se është më i lehtë, zë më pak hapësirë dhe mbi të gjitha rëra nuk ngjitet lehtë.

3. Kremi i diellit: Dihet, një ditë në plazh mund të kthehet në një makth të dhimbshëm në arna të kuqe nëse nuk përdorni krem kundra diellit. Zgjidhni një mbrojtje të mesme (15-20), por të mjaftueshme për tu nxirë që mbron nga orët e pikut diellor.

4. Vazelinë për buzët: Një shok besnik i kremit të diellit është vazelina e buzëve. Shpesh plazhet janë të ngrohtë, por me erë dhe era shkakton të çara të bezdisshme dhe të dhimbshme. Vazelina është një e mirë e domosdoshme edhe për të parandaluar daljen e herpesit në buzë.

5. Syzet e diellit: Syzet janë thelbësore, sepse ato shmangin shfaqjen e qarqeve të errëta të bezdisshëm dhe mbrojnë retinën nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellitshumë të forta. Megjithatë kujdesuni të mos i mbani ato gjatë gjithë kohës sepse do të nxiheshit me pulla.

lajme të ngjashme