Mos bëni këto gjëra para se të flini NULL NULL 30.03.2016 23:15 30.03.2016 23:15 Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm të shtrihesh për të fjetur në një orar të përshtatshëm. Një gjumë i mirë është i lidhur me mënyrën si organizoni mbrëmjen tuaj. Ja disa gjëra që nuk duhet të bëni para se të flini: Mos përdorni asnjë lloj teknologjie dixhitale Mos merrni ilaçe që ju ndihmojnë për të fjetur Mos pini alkool Mos punoni në shtrat apo në dhomën e gjumit (Ekspertët ju këshillojnë t’i ruani dhomat e gjumit ekskluzivisht për të fjetur dhe për seks) Mos konsumoni kafeinë pas orës 5 të pasdites Mos hani ushqime që përmbajnë yndyrna Mos bëni ushtrime