Morton nënshkruan kontratë të re afatgjate me Liverpool - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Morton nënshkruan kontratë të re afatgjate me Liverpool

NULL NULL
12.01.2023 12:14

Mesfushori i Liverpool, Tyler Morton, aktualisht i huazuar te Blackburn Rovers në Championship, ka nënshkruar një marrëveshje të re afatgjatë me klubin, njoftuan zyrtarisht Reds.

“Unë jam absolutisht i emocionuar. Ëndrra e vogël po bëhet realitet, kështu që nuk mund të jem më i lumtur,” tha Morton për faqen zyrtare të Liverpool.

“Unë e dija se diçka po zihej dhe mezi prisja ta kaloja atë, sepse ky është vendi ku dua të jem dhe ky është klubi në të cilin dua të jem. Unë jam absolutisht i emocionuar dhe mezi pres për të ardhmen”.

Morton ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat dhe ks luajtur në çdo ndeshje të ligës deri më tani.

klankosova.tv