Morina (LDK): Nuk do t’i lirojmë zyret në Kuvendin Komunal të Prizrenit NULL NULL 08.04.2021 00:09 08.04.2021 00:09 Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Afërdita Morina, ka thënë se Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës në këtë qytet, ka lëshuar një vendim që anëtarët e këtij subjekti duhet t’i lirojnë zyret që i kanë në objektin e Kuvendit Komunal. “Ka 20 vjet që jemi në ato zyre, objekti është pronë e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe sot kemi marrë një vendim nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në të cilin thuhet se deri më 15 prill më së largu detyrohemi t’i lirojmë zyret. Nëse nuk i lirojmë, në një pikë të atij vendimi thuhet se me dhunë mund të largohemi nga zyret tona”. “Ne nuk do t’i lirojmë zyret, ato janë pronë e Kuvendit Komunal. Në kohën kur LDK-ja ishte në krye të Komunës, asambleja kishte votuar për një vendim që subjektet që marrin besimin e qytetarëve duhet t’u mundësohet të kenë zyre pa pagesë në objektin e Kuvendit Komunal. Ky vendim sa dimë ne deri tani nuk është shfuqizuar asnjëherë. Ne nuk kemi as ku ta dërgojmë inventarin që e kemi në zyre”. “Haskuka nuk duhet të keqpërdor detyrën që të nxjerr vendime të tilla për rivalët e tij politik. Me sa kam parë edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren ka thënë se edhe atyre iu është kërkuar që t’i lirojnë zyret”, ka thënë Morina në Edicionin Special. Partitë nuk e paguajnë as qiranë prej 1 euro (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë