Partitë nuk e paguajnë as qiranë prej 1 euro (VIDEO)

Partitë nuk e paguajnë as qiranë prej 1 euro (VIDEO)

NULL NULL
nga Enis Reçica 4 months më parë

Nga një euro paguajnë qiranë për zyrat që i shfrytëzojnë shumica e partive politike në Prizren.

Pronat komunale i shfrytëzojnë Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e dy subjekte boshnjake.

Madje, sipas dokumenteve që  Klan Kosova siguroi, VV, LDK, AAK e Nisma nuk e kanë paguar as këtë një euro për muaj, për çka janë borxhlinj të Komunës.

Asamblisti, Ilir Gashi, ka ndërmarrë iniciativë që këto prona të lirohen nga subjektet politike, për t’u futur në listën e pronave komunale që duhet të përvetësohen vetëm nëpërmjet ankandit publik.

Asambleja nuk po pajtohet, ndërsa kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i tha Klanit se janë të obliguar që të intervenojnë, meqë detyrohen nga ligjet në fuqi.