Mori pensionin e burrit të vdekur, intervistohet nga policia një gjakovare (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 14.12.2022 20:30 nga Flamur Gajtani 14.12.2022 20:30 Për disa orë të martën, një grua gjakovare u intervistua nga policia pasi dyshohet se vitin e kaluar keqpërdori emrin e bashkëshortit për së vdekuri. Disa ditë pasi ai kishte ndërruar jetë, 67 vjeçarja F.R. kishte tërhequr pensionin e të ndjerit për atë muaj, për çka shkeli ligjin. Që raste si ky të mos ketë më, nga sektori i gjendjes civile në Gjakovë thonë se për çdo vdekje, pajisja me certifikatën e vdekjes është e domosdoshme. E sivjet ka nis që morti të lajmërohet edhe nga institucioni fetar që merret me varrimin. Mosregjistrimi i të vdekurve penalizohet me gjobë prej 50 eurosh, por nga pandemia në Gjakovë, ky obligim është pezulluar.