Monaco nuk e ruan rezultatin deri në fund, Toulouse ia barazon në minutat shtesë NULL NULL 07.03.2025 23:35 07.03.2025 23:35 Rrjeten e kundëreshtarit e tundën që në minutën e 17-të. Futbollistët e Monacos e nisën në mënyrë fantastike duelin e sotëm, ku ishin mysafirë të Toulouse. Por kur pritej që goli i japonezit Takumi Minamino, t’ia jepte skuadrës së tij 3 pikët e radhës kampionale, doli në skenë Frank Magri, raporton Klankosova.tv. Kamerunasi barazoi rezultatin në minutat shtesë të këtij takimi, duke mos e lënë kundërshtarin të ngjitet në vendin e tretë në tabelë, pozitë kjo që siguron pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Toulouse renditet e teta, me 34 pikë, dhjetë më pak se Monaco që mbetet e në vendin e katërt. Kampionati francez i futbollit, Ligue 1, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa!