Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Monaco e fiton derbin ndaj Marseille, ngjitet në vendin e dytë

NULL NULL
12.04.2025 19:02

Monaco e ka fituar derbin në League 1 kundër Marseille me rezultat 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për vendin e dytë.

Golin e parë në takim e shënoi Minamino në minutën e 34-të të ndeshjes, ndërsa pas një ore lojë, rezultati u dyfishua nga Embolo, njofton Klankosova.tv.

Kurse, 10 minuta nga fundi, Zakaria u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e vulosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Monaco ngjitet në vendin e dytë me 53 pikë, një më shumë se Marseille që gjendet në vendin e tretë.

lajme të ngjashme