Momenti pas lindjes: Dukesha e Kembrixhit vs gratë tjera NULL NULL 27.04.2018 09:29 27.04.2018 09:29 Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, më 23 prill ka lindur një djalë. Kështu kishe njoftuar Pallati Mbretëror, vetëm pak orë pasi që u raportua se ajo është shtrirë në spital për të kryer lindjen, transmeton Klan Kosova. Në paraqitjen e saj të parë para publikut së bashku me djalin në dorë dhe Princin William përkrah, ajo dukej plotë shkëlqim. Ky moment i ka bërë plot gra të tjera të publikojnë fotografitë e tyre pas lindjes. Pamjet e tyre tregojnë ndjenjat e vërteta pas momentit të lindjes. Madje jo të gjitha kanë në dispozicion një ekip profesionistësh që do të merreshin me rregullimin e grimit dhe të flokëve të tyre, transmeton Klan Kosova. Natyrisht, dukesha po bënte vetëm punën e saj duke dalë para mediave, ndoshta edhe ajo do të donte të pushonte disa ditë në shtëpi sikurse bëjnë gratë tjera. klankosova.tv