Momenti kur qytetari në Tiranë shpëton shoferin që mbeti pa ndjenja në timon NULL NULL 07.03.2025 22:08 07.03.2025 22:08 Një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit të automjetit dje në Tiranë. Por për fat të mirë në rrugë është gjendur qytetari Lilo Shehu, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një aksident të mundshëm dhe gjithashtu ka dhënë ndihmën e parë për shoferin. Ky incident nxjerr në pah rëndësinë e reagimit të shpejtë, që në raste si ky mund të shpëtojnë jetë.