Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Momentet qesharake të BAFTA 2015

NULL NULL
11.05.2015 21:08
Këtë vit, BAFTA Award kishte yjet më të mëdhenj dhe më të ndritur prezent në qilim të kuq. Ndësa mbrëmjen e perfeksionoi Stephen Fry me shakatë e tij dhe duke puthur të ftuarit.

Si zakonisht, janë momentet qesharake ato që mbahen mend më gjatë.

Këtu ju paraqesim një koleksion me cicatet më qesharake të mbrëmjes së BAFTA Award 2015.

bafta 2 bafta 5

-Stephen Fry: “Ka qënë një vit i rëndë për mua dhe George Clooney, pasi larguar nga tregu martesor”.

-Felicity Jones gjatë prezantimit me Stephen Hawking: “Jam shumë e kënaqur që po e dorëzoj këtë çmim me njeriun e vetëm më të mençur se Stephen Fry”. Ndërsa profesori Hawking shtoi: “Po, dhe më të pashëm”.

-Stephen Fry: “  Kur e vendosni emrin e Benedict Cumberbatch përmes kodit të enigmës, ju fitoni fjalën “ personi i pashëm shkollor, i kuq, publik”

-Ralf Fiennes për Stephen Fry: “ Do të doja të të kisha ty si djalosh lobues”.

-Phil Lord dhe Christopher Miller: “Kjo është akademia ime e parapëlqyer”.

-Stephen Beresford (shkrimtari i Pride): “Nëse do të ndikonte që më shumë njerëz ta shihnin filmin, atëherë mund të vendosim Kim dhe Kynie në pjesën e përparme (në kopertinën e DVD-së)

-Cuba Gooding Jr, pasi e puthi Stephen Fry: “ Kurrë më parë nuk e kam puthur një anëtar të familjes mbretërorë”.

-Mike Leigh, duke folur për ata që e kanë humbur shansin të investojnë në filmat e tij: “ Faleminderit që qëndruat larg… dhe të gjithë u kalbshi në ferr”.

-Jack O’Connell, duke shikuar tek koleksioni i maskave trofe të BAFTA-së: “ A janë të gjithë këto BAFTA rezervë? Ka mbetur dikush pa i marrë ato? Duhej të kisha sjellë një çantë me vete”.

-Julianne Moore, e cila dukej se kishte diçka tjetër në kokën e saj, pasi deri sa ecte për të prezantuar çmimin Skenari Origjinal më i Mirë, i tha audiencës: “Jam e uritur”.

bafta 3

 

www.klankosova.tv

lajme të ngjashme