Modriqi pas ndeshjes së fundit me Realin: Kjo nuk është lamtumirë, është shihemi më vonë NULL NULL 12.07.2025 21:23 12.07.2025 21:23 Ish-futbollisti i Real Madridit, ka reaguar në rrjetin e tij social “Instagram”, pasi e luajti ndeshjen e fundit me mbretërit. Modriq shkroi se Real Madridi ishte shtëpia e tij për 13 vjet, e për të cilën tha se do të jetë shtëpia e tij përgjithmonë. “Kjo nuk është lamtumirë, kjo është shihemi më vonë”, shkroi Modriq, transmeton Klankosova.tv. Legjenda kroate nuk e përmbylli më së miri karrierën e tij me Realin, pasi në gjysmëfinale të Kupës së Botës, madrilenët u mposhtën 4-0 nga PSG-ja, duke mbetur në sezonin 2024-25 pa asnjë titull.