Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modriq mbyll sezonin para kohe pas një dëmtimi serioz në fytyrë

NULL NULL
28.04.2026 11:52

Mesfushori i AC Milan, Luka Modrić, ka pësuar thyerje të mollëzës së fytyrës, një dëmtim që e detyron të qëndrojë jashtë fushave për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Sipas raportimeve, kapiteni kroat është lënduar gjatë një përplasjeje në ndeshje ndaj Juventusit, duke marrë goditje të fortë në zonën e fytyrës. Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar frakturën, e cila kërkon kohë rikuperimi dhe trajtim të specializuar.

Ky lajm është një goditje e rëndë për Milanin, pasi Modriç ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit edhe këtë sezon, pavarësisht moshës. Mungesa e tij pritet të ndikojë në organizimin e mesfushës në ndeshjet vendimtare që kanë mbetur, transmeton Klankosova.tv.

Për 38-vjeçarin, ky lëndim praktikisht nënkupton fundin e sezonit aktual, ndërsa rikthimi i tij pritet vetëm në fillim të edicionit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planit të rikuperimit, pasi ai tashmē ka operuar, dhe ka kaluar me shumë sukses.

lajme të ngjashme