Modriç “hero” i Milanit, por hyri edhe në histori NULL NULL 14.09.2025 23:05 14.09.2025 23:05 Milan mundi Bolognan 1-0 në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.l, dhe atë me plot meritë, duke shtuar këtu edhe katër shtylla të qëlluara. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Luka Modriç, i cili realizoi me fanellën e klubit të tij të ri, transmeton klankosova.tv. Modriç regjistroi asitin e tij të parë për Milanin në xhiron e dytë të Serie A pasi e qëlloi në kokë Ruben Loftus-Cheek, dhe me golin e sonte shkroi faqe të reja në historinë e Serie A. Kapiteni i ekipit kombëtar kroat të futbollit u bë mesfushori më i vjetër që shënon gol në historinë e gjatë të kampionatit italian. Modriç shënoi në moshën 40 vjeç e pesë ditë, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga ish-lojtari i Milanit Nils Liedholm, i cili shënoi kundër Interit më 26 mars 1961, në moshën 38 vjeç e 169 ditë.