Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modelja e sukseshme 59 vjeçare

NULL NULL
04.10.2015 12:30

Pas moshës 20 vjeçare  shumica e femrave nuk e konsiderojnë më si të përshtatshme karrirën prej modeleje, e lëre më në moshën 59 vjeçare.

Por gjyshja 59 -vjeçare Yasmina Rossi jo vetëm që është pjesë e botës së modelingut por është një figurë shumë e sukseshme madje.

Ajo punon  me  marka të shumta të famshme ndërkombëtare si Marks & Spencer, Hermes dhe Macy’s.

Rossi ka lindur në Francë në vitin 1955  ndërsa është rritur në ishullin e Korsikës.

18

Natyrisht të gjithë duan të dinë se si ajo ka  ruajtur e saj  pamjen e saj rinore dhe shëndetin e mirë.

“Nuk ka asnjë sekret të madh” tha ajo për revistën The Sunday Times, transmeton  Klan Kosova.

“Krejt ajo që kam bërë është se kam ngrënë ushqim organik – shumë kohë para se kjo të bëhej modë dhe trend. Përdor vajin në lëkurën time ndërsa përdor edhe një lloj të veçantë të vajit për flokët e mi. Unë pastroj lëkurën time një herë në javë me vaj ulliri dhe sheqer. Unë ha një avokado në ditë dhe mish organik e peshk” përfundoi ajo.

Përveç karrierës së saj të suksesshme në modelim , Rossi është gjithashtu një fotografe dhe një artiste e qeramikës.

16

15

14

13

19

lajme të ngjashme