Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modelja e Republikës Dominikane triumfon në “Miss Globe 2022”

NULL NULL
16.10.2022 12:28

Modelja, Anabel Payano e Republikës Dominikane u kurorëzua si “Miss Globe 2022” gjatë natës së konkursit të mbajtur të shtunën e 15 tetorit në Shqipëri.

Evenimenti prestigjioz u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, nën drejtimin e Ajrola Shehut, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, triumfuesja Anabel është veç 19-vjeçe ka fituar edhe 50 mbretëresha të tjera bukurie për të pasuar Maureen Montagne të Filipineve.

Payano ka sfiluar për disa prej markave më trendi të kohës, përfshirë: Balenciagan, Giambattista Valli e disa të tjera.

Pos modeles dominikane, u kurorëzuan edhe katër vajza të tjera si përcjellëse të saj: Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Drita Ziri nga Shqipëria, Thanawan Wigg nga Tajlanda si dhe Lam Thu Hong nga Vietnami.

lajme të ngjashme