Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modelja e Playboy konvertohet në Islam (Video)

NULL NULL
26.06.2015 19:50

Ndodh edhe kjo! Një ish modele e Playboy është konvertuar në Islam.

Gruaja e quajtur Jamie, në një video e cila po qarkullon në internet, tregon se si ka pasur shumë paragjykime rreth kësaj feje më parë, dhe se si jeta e saj ka qenë një katastrofë e vërtetë.

Kam modeluar për pesë vite. Kam marrë drogë me mendimin se do të më mbajë larg ushqimit, pasi nuk doja të shtoja në peshë. Drogohej edhe bashkëshorti im dhe kemi mbërritur deri në atë pikë sa ai ka filluar të ushtrojë dhunë mbi mua. Atëherë mendova të heqë dorë nga ai stil i jetës dhe ta rregulloja jetën time. Falë Zotit kisha sukses”, tha ish modelja.

Pas një kohe të shkurtë ajo lindi një djalë, i cili ka kontribuar në mirëqenien psikologjike të familjes.

Jamie vendosi të bëhej nënë shembullore për të dhe të konvertohej në fenë Islame.

Shumica më kanë përqeshur për këtë hap që e kam ndërmarrë, por unë ndihem më e qetë dhe më e lumtur se kurrë. Ndjej se që nga momenti kur unë e kam thënë shehadetin, të gjitha të këqijat më janë larguar nga unë”, ka deklaruar ajo.

lajme të ngjashme