22:00, 20 Janar 2020

Është djalë!

Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin janë bërë prindër të fëmiut të tyre të parë, të shtunën në mbrëmje.

“Në orën 6 të shtunën jetët tona kanë ndryshuar për të mirë. Falemnderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të mrekullueshme”, ka thënë ajo në një Instagram Story ku ka njoftuar se është bërë nënë.

Megjithatë, ajo nuk e ka treguar emrin e birit të saj.

Supermodelja 32 vjeçare e Sports Illustrated ka njoftuar për shtatzëninë e saj më 14 gusht që në fakt ishte edhe përvjetori i nëntë i martesës së saj me regjisorin 31 vjeçar.

“Nëntë vjet më parë, unë jam martuar me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me personin e preferuar në botë. Sot, ne jemi shumë të bekuar dhe të emocionuar që po e festojmë familjen tonë që po rritet. Urime përvjetorin. Jeta jonë do të bëhet edhe më e bukur”, kishte shkruar ajo atëherë në Instagram.

Konkurs Pune

Lexo më shumë