Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modelja 60 vjeçare që lë prapa gjithë modelet tjera (FOTO)

NULL NULL
06.03.2018 20:00

Ashtu si të gjitha veshjet tjera, bikinet mund t’ju ndihmojnë të shprehni dhe të paraqisni veten tuaj ashtu si ju doni.

Modelja gjashtëdhjetëvjeçare, Yazemeenah Rossi, e vërteton këtë më së miri me fotografitë e saj për kampanjën më të re, një bashkëpunim i markës së bikineve, The Dreslyn dhe asaj të rrobave të brendshme, Land of Women.

Ajo e bën plotësisht të qartë që një kompani jo domosodshmërisht ka nevojë për modele të reja për të tërhequr vëmendjen, duke na bërë të habitemi pse kjo është ende një gjë e rrallë në këtë industri, transmeton Klan Kosova.

Silueta e thjeshtë dhe e bardhë e koleksionit ka për qëllim të përqendrohet tek gratë dhe identiteti i tyre, duke u zhvendosur kështu nga “imazhet e hiper-seksualizuara”.

Kështu ka thënë për HuffPost, Brooke Taylor Corcia, themeluesja e linjës së bikineve, Dreslyn.

Dhe kur erdhi koha për të zgjedhur një modele, Rossi ishte një zgjedhje e natyrshme.

“Kjo është një grua që rrezaton shëndet dhe vitalitet. Ajo ka vetëbesim, kujdeset për veten dhe është një artiste e lindur. Kjo linjë është për të qenit një person që jeton mirë, është inteligjent, ka besim në vete dhe krejt këtë e rrezaton”, ka thënë Corcia.

 

 

 

lajme të ngjashme