Modeli që i mbulon vrragat me tatuazhe NULL NULL 02.04.2017 13:00 02.04.2017 13:00 Punëtori social dhe modeli Kevin Creekman, i njohur si The Creekman në Instagram, kishte vuajtur nga pesha e tepërt si fëmijë dhe si adoleshent. Por më pas, ai kishte arritur ta gjente motivimin e duhur për të humbur peshë dhe kishte arritur t’i humbte 80 kilogramë brenda një viti, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Megjithatë, humbja e peshës nuk kishte rregulluar gjithçka. Lëkurë e tepert i kishte mbetur në trup e që mund të hiqej përmes operacionit. Vrragat që operacioni ia kishte lënë ai kishte vendosur që t’i fshehte përmes tatuazheve. Kështu, ai e arriti pikën më të lartë të vetëbesimit të tij. The Creekman shpreson se historia e tij do t’i frymëzojë të tjerët që ta gjejnë mënyrën se si ta duan dhe pranojnë vetveten.