Mo Salah shpallet më i miri në Premier League NULL NULL 24.05.2025 14:45 24.05.2025 14:45 Mohamed Salah Liverpool është shpallur kampione e Premier League, për herën e 20-të. Me këtë rast, kanë nisur edhe sukseset individuale për futbollistët e “The Reds”. Mohamed Salah, është shpallur “futbollist i sezonit” në ligën angleze. Kjo është hera e dytë që Salah e merr këtë çmim, pas një paraqitje fantastike që kishte. Ai ka realizuar 28 gola dhe ka dhënë 18 asistime në elitën e futbollit anglez për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot, përpara ndeshjes së fundit të sezonit, që do të zhvillohet të dielën në shtëpi ndaj Crystal Palace. Me këto statistika, egjiptiani pritet të përfundojë si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kampionatit. Ai la pas konkurrencën për çmimin “Lojtari i Sezonit” nga bashkëlojtarët Ryan Gravenberch dhe Virgil van Dijk, si dhe nga Morgan Gibbs-White, Alexander Isak, Bryan Mbeumo, Declan Rice dhe Chris Wood nga skuadrat e ligës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025