MKRS-ja me telegram ngushëllimi për Edi Shukriun NULL NULL 17.01.2023 12:39 17.01.2023 12:39 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriut. Sipas MKRS-së, kontributi i Edi Shkukriut si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese, transmeton Klan Kosova. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu”. “Si një profesioniste e pashoqe e arkeologjisë, arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. Kontributi i saj si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese”. “Familjes, miqve dhe dashamirëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”. klankosova.tv