Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MKRS-ja jep 799 mijë euro për katër federata

NULL NULL
15.03.2016 14:04

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federatat e sportit të Kosovës, sot, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandume të tilla me Federatën e Shenjëtarisë, 78 mijë euro, Hendbollit, 295 mijë euro, Volejbollit, 146 mijë euro dhe Basketbollit 280 mijë euro.

Këto federata në total kanë përfituar 799 mijë euro, njofton Klan Kosova.

“Nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit, që po nënshkruan me federatat e sportit të Kosovës, po krijon lehtësira për pavarësimin financiar të tyre, si dhe po synon t’i ndihmojë ato që të mund të funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe me efikasitet, në funksion të ngritjes cilësore të sportit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

klankosova.tv

lajme të ngjashme