Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjeku kujdestar flet për gjendjen e të plagosurve në Pejë

NULL NULL
22.05.2024 23:49
Mjeku kujdestar Besnik Ibraj flet rreth gjendjes së të plagosurve në Pejë

Tre persona (babai me dy djem), janë plagosur mbrëmjen e sontme në Pejë.

Mjeku kujdestar në spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve.

Ibraj deklaroi se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

“Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai për Indeksonline transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme