“Mjeku e mbyti”, rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) NULL NULL 03.07.2025 14:35 03.07.2025 14:35 Një komplikim i ndodhur gjatë një operacioni në fshikëzën urinare u bë shqetësim për familjen Krasniqi nga fshati Shirokë i Suharekës. Rasti ka ndodhur në vitin 2022, kur Fadil Krasniqi, atëherë 69 vjeç, ishte diagnostikuar me kancer të fazës së parë në këtë organ. Pas konsultimeve të shumta mjekësore, ishte vendosur që pacienti të operohej, ndonëse ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore që e bënin të rrezikshme përdorimin e anestezionit total. Kardiologu dhe anesteziologu kishin konstatuar se ndërhyrja duhej të kryhej vetëm me anestezion lokal, njofton Klankosova.tv. Por, gjatë operacionit që zgjati rreth 7 orë dhe që u krye nga urologu Fatos Shukriu, pacientit i ishte shpërthyer fshikëza urinare, komplikim që detyroi ekipin mjekësor të aplikonte anestezion total, pavarësisht rrezikut të konstatuar më herët. Në emisionin “Kosova Today”, djali i pacientit, Bekim Krasniqi, tha se familja nuk ishte informuar menjëherë për komplikimin e ndodhur gjatë ndërhyrjes. Sipas tij, detajet i kishin mësuar vetëm një ditë më pas nga kolegë të mjekut. Ballafaqimi me urologun kishte ndodhur pas këtij informimi, ku sipas Bekimit, ky i fundit kishte pranuar se komplikimi ndodhi pasi pacienti ishte kollitur gjatë ndërhyrjes. E kjo “është vetëm një justifikim” thotë Krasniqi, i cili bëri me dije se për rastin është njoftuar policinë dhe Prokurorinë. Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 1 orë më parë