Mjekët shqetësohen nga lopët e qentë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 30.11.2022 20:36 nga Flamur Gajtani 30.11.2022 20:36 Spitali i Përgjithshëm i Pejës është në hall me qentë endacakë dhe kafshët shtëpiake që po futen në oborr. Për këtë çështje, menaxhmenti po kërkon nga organet kompetente të ndërhyjnë që të merren masa e të evitohet rreziku për pacientët, familjarët e tyre dhe stafin shëndetësor. Se ka rrezik nga qentë endacakë e konfirmuan edhe qytetarët që po merrnin trajtim në atë institucion. Policia konfirmoi se është në dijeni për futjen ilegale të bagëtive në oborrin e Spitalit, por sipas saj, ka intervenuar disa herë duke shqiptuar edhe gjoba.