Mjekët paralajmërojnë, lentet mund t’iu verbërojnë NULL NULL 22.09.2018 17:44 22.09.2018 17:44 Nëse përdorni lente atëherë duhet të jeni tepër të kujdesshëm në aplikimin e tyre. Është paralajmëruar që mund mungesa e higjienës mund të shkaktojë një infeksion të rrallë që mund t’iu verbëroj, njofton Klan Kosova. Infeksioni keratitis Acanthamoeba shkakton një irritim të madh në pjesën e përparme të syrit dhe përdoruesit e lenteve janë më të rrezikuarit ndaj këtij infeksioni. Ekspertët paralajmërojnë se shprehitë e këqija higjienike që bëni derisa i i vëni lentet në kontakt me syrin mund të rrisin rrezikun e kontaminimit. Të bëni dush apo të notoni derisa i keni të vendosura në sy është gjithashtu një faktor që rrit rrezikun. Pacientët që janë prekur nga kontraktimi i kësaj sëmundjeje kanë mbetur me më pak se 25% të shikimit të tyre ose janë verbuar. Spitali Moorfields Eye në Londër ka parë një rritje shqetësuese në numrin e rasteve të të prekurve më këtë sëmundje nga viti 2011. Në mes të vitit 2000 dhe 2003, tetë deri në dhjetë raste në vit u regjistruan në spital, sipas një studimi të publikuar së fundi në “British Journal of Ophthalmology”. Por, nga 2011 deri në 2016, numri i rasteve u rrit nga 35 deri 65 në vit. Profesori John Dart tha: “Kjo rritje e rasteve thekson nevojën se përdoruesit e lenteve të jenë të vetëdijshëm për rreziqet”. Irenie Ekkeshis, pjesë e grupit që mbështet pacientët me keratitis Acanthamoeba, tha: “Është absolutisht e domosdoshme që rregullatorët dhe ata që punojnë në sektorin optik të marrin zbulimet e fundit seriozisht dhe të përdorin rekomandimet për të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe urgjente për parandalimin e sëmundjes”. “Lentet janë pajisje mjekësore dhe duhet të kenë paralajmërime në lidhje me përdorimin e sigurt”.