Mjekët kërkojnë që paketimi i fishekzjarreve të bëhet me imazhe të lëndimeve NULL NULL 05.11.2018 23:00 05.11.2018 23:00 Mjekët britanikë kanë bërë thirrje që paketimi i mjeteve piroteknike të bëhet duke vendosur imazhe grafike të lëndimeve që mund të vijnë si pasojë e tyre. Kirurgët plastikë kanë thënë se numri i lëndimeve që ndryshojnë jetën është në rritje pavarësisht kampanjave të shumta për siguri. Ata besojnë se imazhet e rënda, siç mund të jetë dora e lënduar, mund të ndikojnë tek blerësit. Sipas raportimeve të Organizatës Britanike të Kirurgeve, gjysma e personave që kishin kërkuar ndihmë në spitale ishin nën moshën 18 vjeçare.