Mjekët indianë refuzojnë t’i japin fund protestave për përdhunimin dhe vrasjen e mjekes NULL NULL 19.08.2024 12:31 19.08.2024 12:31 Mjekët gjatë një proteste duke kërkuar drejtësi pas përdhunimit dhe vrasjes së një mjeke jepraktikante në një spital në Kolkata, në Nju Delhi, Indi, 19 gusht 2024. Foto: REUTERS Mijëra mjekë të rinj indianë të hënën refuzuan t’i japin fund protestave për përdhunimin dhe vrasjen e një mjekeje, duke ndërprerë shërbimet spitalore gati një javë pasi ata nisën një aksion mbarëkombëtar duke kërkuar një vend pune më të sigurt dhe hetim të shpejtë penal. Mjekët në të gjithë vendin kanë mbajtur protesta dhe kanë refuzuar të kontrollojnë pacientë në raste jourgjentepas vrasjes më 9 gusht të mjekes 31-vjeçare, e cila sipas policisë u përdhunua dhe u vra në një spital në qytetin lindor të Kalkutës, ku ishte praktikante. Një vullnetar policie është arrestuar dhe akuzuar për krimin. Aktivistet thonë se incidenti ka nxjerrë në pah sesi gratë në Indi vazhdojnë të vuajnë nga dhuna seksuale pavarësisht ligjeve më të ashpra të sjella pas përdhunimit në grup dhe vrasjes së një studenteje 23-vjeçare në vitin 2012 në një autobus në lëvizje në Nju Delhi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Qeveria u ka kërkuar mjekëve që të kthehen në detyrë ndërsa ngre një komitet për të sugjeruar masa për të përmirësuar mbrojtjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Në solidaritet me mjekët, mijëra mbështetës të dy klubeve më të mëdha të futbollit të shtetit të Bengalit Perëndimor marshuan në rrugët e Kalkutës të dielën në mbrëmje me thirrjet “Duam drejtësi”.