Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët i heqin burrit tumorin 10 kilogramësh nga stomaku

NULL NULL
20.11.2022 10:44

Mjekët arrijnë t’i heqin një tumor në veshka me madhësinë e një topi të futbollit nga stomaku, një burrit në Indi.

Burri 53-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në Institutin Aziatik të Nefrologjisë dhe Urologjisë në qytetin Hyderabad, Indi, më 17 nëntor.

Tumori kanceroz, i cili peshonte 10 kg, u hoq bashkë me veshkën e majtë, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv

Simptomat e kancerit të veshkave shpesh nuk manifestohen deri në fazat e mëvonshme të sëmundjes, por më pastaj ato mund të përfshijnë gjak në urinë, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, një gungë ose masë në zonën e veshkave, lodhje dhe humbje peshe të pashpjegueshme.

Sipas konsulentit të njohur urolog dhe drejtorit menaxhues Dr. Mallikarjuna C i cili drejtoi ekipin, kirurgjia e hapur ishte e patjetërsueshme.

“Duke marrë parasysh madhësinë e tumorit, ne përjashtuam procedurën robotike dhe në vend të kësaj zgjodhëm kirurgjinë e hapur. Ekzaminimi mikroskopik konfirmoi se tumori ishte një rritje kancerogjene – një karcinoma e qelizave renale”, tha ai.

Pavarësisht kësaj madhësie të tumorit që pati pacienti, urologu tha se për fat të mirë nuk kishte nevojë për terapi shtesë pasi nuk ishte përhapur në asnjë organ tjetër.

lajme të ngjashme