Mjegulla e dendur anulon fluturimet në Shkup NULL NULL 26.01.2025 13:46 26.01.2025 13:46 Foto ilustruese Për shkak të mjegullës, mbrëmjen e së shtunës në Aeroportin e Shkupit, janë anuluar një pjesë e fluturimeve. Kjo sipas të dhënave të uebfaqes së Aeroportit të Shkupit, ku bëhet e ditur se një pjesë e fluturimeve janë riorentuar, transmeton Klankosova.tv. Sipas të dhënave, dukshmëria mbrëmë ishte 200 metra, dhe për këtë arsye trafiku ajror ishte pezulluar.