Mitrovicë e Veriut: Policia konfiskon një armë dhe targat e një veture NULL NULL nga Albert Bajrami 29.06.2023 14:37 nga Albert Bajrami 29.06.2023 14:37 Policia e ka konfiskuar një armë dhe targat e një veture. Pronari i veturës “Lada Niva” një mashkull 64-vjeçar, serb i Kosovës është shoqëruar në stacionin policor ku edhe është intervistuar. Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, tek një parking afër “Tre Rrokaqiejve”. Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për veri Veton Elshani. “Janë konfiskuar targat e një veture “Lada Niva”. Vetura kishte targat e Novi Pazarit. Gjatë kontrollimit të veturës, poshtë ulëses është gjetur një armë e llojit “Crvena Zastava”, një karrikator, pa municion”, tha Elshani. Elshani tregoi arsyet e bastisjes. “Gjatë verifikimit të targave, ato kanë dalë të dyshimta pasi që kanë rezultuar se i takojnë një veture tjetër”, tha ai. “Është njoftuar prokurori. Është lëshuar urdhër për konfiskimin e targave të veturës”, tha Elshani. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS