Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicë: Burri kanos ish-gruan përmes telefonit, i shkon edhe te dera e banesës

NULL NULL
20.07.2024 11:47
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Një grua në Mitrovicë dyshohet se është kanosur përmes telefonit në vazhdimësi nga ish-bashkëshorti i saj.

Ndër të tjera, ajo raportoi në polici, se i dyshuari i kishte shkuar edhe në banesë, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur përmes telefonit dhe duke i shkuar te dera e banesës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme