Mitrovicasve u prin Kryetari në marsh (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 02.04.2023 20:34 nga Flamur Gajtani 02.04.2023 20:34 Autobusë nga drejtime të ndryshme kishin destinacionin e njëjtë të dielën. Mobilizimi qytetar për ‘Marshin për Drejtësi’ nuk mungoi as në Mitrovicë, ku të dielën u mbushën autobusët drejtë kryeqytetit në përkrahje të luftës së para më shumë se dy dekadave. Pa udhëheqësit e saj, ndaj të cilëve më 3 prill nis procesi në Hagë, sipas qytetarëve nuk do të kishte liri. Për të kërkuar gjykim të drejtë nga Specialja, mitrovicasve iu bashkua edhe kreu i Komunës. Bedri Hamza rrugën drejt Prishtinës e bëri si shumica e qytetarëve, pa veturë. Nga këtu, pas tyre e drejt kryeqendrës shkoi edhe një autoambulancë, në rast nevoje. Mitrovicasit udhëtuan drejt kryeorganizimit të “Liria ka Emër” me bindjen se lufta guerile e UÇK-së ishte e shenjtë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.