Misteri i mijëra peshqve të ngordhur në liqenin libanez (VIDEO) NULL NULL 09.05.2021 10:52 09.05.2021 10:52 Më shumë se 40 tonë peshq të ngordhur janë larguar në brigjet e liqenit Qaraoun në jug të Libanit. Lumi më i madh i Libanit, Litani rrjedh në këtë liqe artificial, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Alina, banore e Libanit tha se i gjithë lumi Litan është i ndotur, derisa shtoi se të gjithë mbeturinat hidhen aty. “Në termat e ndotjes këtu, i gjithë lumi i Litanit është i ndotur. Të gjitha fshatrat, të gjitha zonat rezidenciale të gjitha fabrikat që nga industria Zahle gjithashtu edhe i gjithë sistemi i ujërave të zeza dhe i papërpunuar hidhet këtu”. Për shumë vite aktivistët kanë bërë paralajmërime lidhur me ndotjen nga mbeturinat dhe ujërat e zeza, përderisa autoritetet kanë thënë se kjo madje edhe mund të jetë sëmundje. Nasrallah El Hajj nga departamenti i digës së Qaraoun, tha se besojnë që ngordhja e aq shumë peshqve ka ndodhur nga një sëmundje ose si akt i kryer nga ndonjë njeri. “Nëse nuk është sëmundje atëherë dikush e ka bërë këtë qëllimisht”. Ushtria dhe Organizatat joqeveritare lokale e kanë bërë pastrimin e liqenit, ndërsa disa mostra të peshqve dhe dheut nga shtrati i liqenit janë duke u testuar në Liban dhe jashtë vendit. Studentet e biologjisë thonë se nuk kanë ide se çfarë e ka shkaktuar këtë fatkeqësi derisa e dinë që ajri dhe liqenet e Libanit janë të ndotur, por nuk bëjnë asgjë për pastrim të vendit. klankosova.tv