Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miratohet dokumenti “Udhërrëfyesi Kundër Korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor”

NULL NULL
25.06.2021 14:20

Është miratuar dokumenti “Udhërrëfyesi Kundër Korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor’’ në Konferencën Regjionale të mbajtur këtë të premte me përfaqësusesit e nivelit të lartë të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga Kosova të pranishëm ishin Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton klankosova.tv.

Ministrja Haxhiu u shpreh se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është ndër prioritetet kryetore të Ministrisë së Drejtësisë, për çka edhe beson se ka fituar 50% të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

Ndërsa në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha parakusht për një shtet të së drejtës dhe një shtet zhvillimor janë sundimi i ligjit dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit dhe shtoi se janë të qartë në vizionin tyre në këtë drejtim.

Dokumenti është rezultat i punës së delegacioneve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si rezultat i dakordimeve të kryeministrave si pjesë e procesit të Berlinit.

Pjesë e kësaj konferencve ishin edhe përfaqësues nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

lajme të ngjashme