Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Minjtë drogohen në selinë e policisë nga marihuana e sekuestruar

NULL NULL
15.03.2024 15:28
Miu, foto ilustruese
Miu, foto ilustruese

Zyrtarët e Departamentit të Policisë së New Orleans në ShBA thanë se minjtë që infektuan selinë e departamentit janë “të gjithë të droguar” nga ngrënia e marihuanës së ruajtur në dhomën e provave.

Anne Kirkpatrick nga policia i tha Komitetit të Drejtësisë Penale të Këshillit Bashkiak se objekti është i infektuar me buburreca dhe minj, dhe brejtësit në veçanti duket se po kalojnë mirë duke shkatërruar provat.

“Minjtë që hanë marihuanën tonë, janë të gjithë ‘qejfli’”, i tha Kirkpatrick komitetit gjatë një takimi të kësaj jave.

Ajo foli në mbështetje të një propozimi prej 7.6 milionë dollarësh për të zhvendosur përkohësisht selinë e policisë në një hapësirë të dhënë me qira në një ndërtesë në qendër të qytetit për 10 vjet, ndërsa eksploronte zgjidhje të përhershme për çështjet e shumta të ndërtesës aktuale, të cilat nuk kufizohen vetëm tek dëmtuesit.

Duke folur shkencërisht, nuk ka gjasa që kafshët të përjetojnë efektet euforike të kanabisit. Kanabisi i papërpunuar përmban përbërës joaktivë që duhet t’i nënshtrohen ngrohjes – dekarboksilimit – përpara se THC të prodhohet në formën që u jep gjitarëve ndjesinë e ndjenjës së qetësisë e kënaqësisë.

lajme të ngjashme