Ministrja njofton se kush përfitoi sot nga Pakoja Emergjente

Ministrja njofton se kush përfitoi sot nga Pakoja Emergjente

1 muaj më parë

Ministria e Financave sot ka bërë pagesa për përfituesit e masës 8, 3a dhe asaj 14.

Në kuadër të masës 8 janë kryer pagesa për 826 përfitues, prej të cilëve 782 kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë 2×130, ndërsa 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë 3×130, me shume totale 220,480 euro.

Në kuadër të masës 3a janë kryer pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1 milion e 350 mijë e 546 euro. Derisa në kuadër të masës 14 janë kryer pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 marrin një pagesë, 545 marrin dy pagesa përnjëherë në vlerë 1 milion e 990 mijë e 690 euro, ka bërë ët ditur ministrja e Ekonomisë Hykmete Bajrami në një postim në Facebook.

Por, për masën 8 shumë qytetarë u ankuan se morën mesazhe se janë përfitues dhe një ditë më pas morën një tjetër duke iu thënë se ishte gabim teknik. Disa prej tyre priten edhe për orë të tëra në zyrat e postes.

Disa qytetarë njoftohen se janë përfitues të 130 eurove asistencë nga Ministria, por s’iu del e vërtetë