Disa qytetarë njoftohen se janë përfitues të 130 eurove asistencë nga Ministria, por s’iu del e vërtetë NULL NULL 12.08.2020 17:51 12.08.2020 17:51 Masa me numër 15 që u mor nga Qeveria Kurti parashihte një pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 eurove për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës dhe kjo u parapa për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre milionë euro. Por, tek tash ka filluar që Ministria e Financave të lëshojë këto para të kësaj Pako Emergjente, njofton Klan Kosova. Disa qytetarë kanë pranuar një mesazh në telefon ku njoftonte se janë përfitues të kësaj asistence prej 130 eurosh, por iu doli jo e vërtetë. Ata që pranuan këtë mesazh shkuan para postës dhe pritën në radhë të gjata për të marrë këto para, por pa vonuar shumë iu vjen mesazhi tjetër se ai parapraku ka qenë gabim teknik. Qytetarët kanë dërguar këto SMS edhe në kutinë e mesazheve të klankosova.tv ku janë ankuar për një gjë të tillë duke thënë se sot rrezikuan shëndetin për gabimin teknik të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila pati për detyrë të bëjë ekzekutimin. Shqetësimin e tyre e ka ngritur edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që këtë gjë e quajti skandal të Qeverisë së Kosovës. “Skandalet e Qeverise dhe loja me qytetare nuk kane te ndalur. Kete e deshmojne me se miri keta sms. Qytetaret presin me ore te tera para pikave te postes pas lajmrimit me sms qe jane perfitues te pakos ku me ne fund do ti marrin ndihme nga shteti. Kur ju vjen radha pas pritjes se gjate kthehen bosh sepse nuk i gjejne ne listat perfituese dhe nuk vonon shume nje dite pas vjen mesazhi tjeter. Ku thot se gjoja sms i pare ka qene gabim. Kjo është me teper se skandal”. Shumë qytetarë kanë pritur me muaj të tërë ekzekutimin e kësaj pako. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë