Ministria ruan ish-maternitetin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 04.11.2022 20:54 nga Qendresa Sinani 04.11.2022 20:54 Materniteti ‘Nëna Terezë’ ku u lindën rreth 13 mijë fëmijë në vitet 1996-1999, u fut në listën e trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme nga Ministria e Kulturës. Ky objekt është në mesin e 19-të të tjerëve që iu shtuan listës së aseteve të trashëgimisë kulturore. Me gjithë gëzimin se materniteti i asokohe do të ruhet nga shteti, drejtues të shoqatës “Nënë Tereza” thanë se objekti duhet të futet nën mbrojtje të përhershme. Siç deklaruan në dikasterin e kulturës, kjo edhe mund të realizohet, por për një periudhë jo më të shkurtër se njëvjeçare, me plotësimin e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjes.