Ministria e Shëndetësisë së Gazës thotë se nuk ka asgjë që fshihet në Spitalin Al-Shifa NULL NULL 15.11.2023 09:01 15.11.2023 09:01 Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra, tha se brenda spitalit Al-Shifa ka vetëm mjekë, pacientë dhe njerëz të zhvendosur. Ai këtë e deklaroi pasi forcat izraelite sulmuan objektin më të madh mjekësor të enklavës palestineze, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar apo fshehur”, tha Al-Qudra. Zyrtari i Ministrisë tha më herët se dhjetëra ushtarë izraelite kishin hyrë në ndërtesën e departamentit të urgjencës së spitalit, ndërsa tanket rrethuan kompleksin mjekësor. Sipas stafit mjekësor, rreth 650 pacientë mbeten në spital. Midis 5 mijë dhe 7 mijë civilë të zhvendosur janë gjithashtu të bllokuar brenda ambienteve të spitalit dhe nën zjarr të vazhdueshëm nga snajperët dhe dronët izraelitë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.