Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Sulmet izraelite vranë 104 persona

NULL NULL
29.10.2025 18:14

Të paktën 104 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza të martën në mbrëmje, ka thënë  ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se goditi dhjetëra objektiva, siç tha, në përgjigje të shkeljes nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gaza që vrau një ushtar izraelit dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi në anën tjetër tha se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin dhe se Izraeli po përpiqej të minonte marrëveshjen.

lajme të ngjashme