Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 340 nga personeli mjekësor të vrarë NULL NULL 09.02.2024 17:38 09.02.2024 17:38 Personeli mjekësor në Gaza Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, thotë se që nga 7 tetori, forcat izraelite kanë vrarë 340 vetë nga personeli shëndetësor dhe kanë arrestuar 99. Të paktën 123 autoambulanca janë shkatërruar në të njëjtën periudhë, shtoi ai, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.