Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta NULL NULL 19.07.2023 11:11 19.07.2023 11:11 Ministria e Shëndetësisë, ka dalur me disa rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta. Më poshtë gjeni disa pika të cilat mund t’i praktikoni: Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj; Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; Vishni me rroba të gjera dhe të lehta; U jepni ujë rregullisht; Pastroni rregullisht. Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20; Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50; Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00; Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.